Rama poston videon: ”Villa si Era” në Brataj, destinacion unik në hartën e turizmit ekskluziv shqiptar

Agroturizmi po konsiderohet çdo ditë e më shumë si një drejtim i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë në zonat rurale të vendit. ”Villa si Era” e ngritur në një prej zonave më të bukura të jugut të vendit në Brataj të Vlorës.

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video për objektin, e ndërtuar me një arkitekturë të veçantë, e cila tani është një destinacion unik që ngjitet në hartën e turizmit ekskluziv shqiptar. Zhvillimi i agroturizmit ka nisur të tërheqë gjithnjë e më shumë turistë të huaj, duke ndikuar në rritjen e kontributit të këtij sektori në industrinë e turizmit në Shqipëri.

Vitet e fundit, qeveria ka ndërmarrë disa skema mbështetëse për t’i dhënë hov zhvillimit të agroturizmit, një degë e paeksploruar e industrisë së turizmit. “Paketa e Maleve”, është njëra prej këtyre nismave që synon të nxisë investimet në zonat rurale malore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?