Rama premton për herë të tretë ujë 24 orë në ditë

Në komunikimin e përjavshëm për ekonominë, kryeministri Edi Rama zgjodhi si temë ujin e pijshëm. Ndër të tjera, ai theksoi se në vitin 2021, i gjithë vendi do të furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm.

Kjo është hera e tretë që Edi Rama premton ujë të pijshëm 24 orë në ditë. Për herë të parë premtimi u bë në vitin 2013. Më pas, në fushatën e vitit 2017, tha se do të premtonte për herë të fundit 24 orë ujë, pasi brenda 4 viteve do të ishte realizuar premtimi.

Ndërsa sot doli sërish me premtimin për 24 orë ujë duke kërkuar mandatin e tretë.

”Infrastruktura e Ujit të Pijshëm, si një betejë e shumë dekadave, që po e fitojmë hap pas hapi vetëm falë përpjekjes së kësaj qeverie, me 128 kantiere të hapura nga veriu në jug, të cilat do të garantojnë, 24 orë, ujë të pijshëm, në 52 zona urbane të vendit, në vitin 2021, dhe 70 kantiere të tjera që do të hapen brenda pranverës, për ta shtrirë furnizimin 24/7 në mbi 200 zonat më të populluara rurale, në vitin 2022”,-tha Rama.

SHKARKO APP