Rama pret ministrin Tajani: Më në fund jemi gati për firmosjen e marrëveshjes së pensioneve për shqiptarët në Itali
Këtë mbrëmje, kryeministri Edi Rama ka pritur në takim ministrin e Punëve të jashtme të Italisë, Antonio Tajanin. Përmes një postimi në Facebook, Rama bën me dije se më në fund janë gati për firmosjen e marrëveshjes të pensioneve të shqiptarëve në Itali. ”Me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Dhe me lajmin e mirë se më në fund jemi gati për firmosjen e Marrëveshjes së shumëpritur të Pensioneve të shqiptarëve në Itali”,-shkruan Rama.