Rama pret zv.kryeministren e Sllovenisë, poston një foto nga takimi në Kryeministri
Kryeministri Edi Rama priti këtë të hënë në një takim zv/kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Europiane të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Rama postoi në Facebook një foto nga takimi me Fajon në ambinetet e Kryeministrisë. Fajon ndodhet në Tiranë në kuadër të konferencës e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024”, që çeli sot siparin 3-ditor të punimeve.
Në fjalën e saj, në punimet e panelit “Rrugëtimi dhe dinamikat e procesit të integrimit në BE”, Fajon theksoi se “Sllovenia do të përkrahë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Mendoj se tani është shansi më i mirë edhe një herë për të punuar fort për të zgjeruar Bashkimin Europian me vende të Ballkanit Europian. Shqipëria është në drejtimin e duhur tashmë”.