Rama prezanton buxhetin e peshkimit: Para në dorë për këdo që riparon anijen. Kemi rritur eksportin me 239%

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca po prezantojnë buxhetin 2022 për peshkatarët. Në fjalën e tij, Rama tha se janë rritur eksportet me 239% dhe shtoi se do të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për peshkatarët për riparimin e anijeve.

Kryeministri Rama u ka premtuar peshkatarëve financim të drejtpërdrejtë, me qëllim rritjen e kapaciteteve në këtë fushë.

Peshkimi është një nga sektorët që ka shumë për të bërë.  Shqetësimi ishte mbijetesa luftë për mbjetesë në një det të hapur. Ka pasur vetëm dy destinacione vetëm për eksport, Itali dhe Greqi asnjë vend tjetër. Sot Itali ,Greqi, Spanjë Suedi, Norvegji, Danimarkë, Gjermani, Holandë, Hong-Kong dhe padiskutim edhe vendet e rajonit. Ju sot jeni bërë faktor në tregun më të vështirë dhe të pasur të gjithë kontinent. Në gjitha vendet nordike ju jeni prezent. Sot ne presim që të mbyllet viti me 32 plus subjekte të lincesuara. Kemi 720 subjekte të formalizuara. Kemi rritur eksportin me 239%“,- tha Rama.

SHKARKO APP