Rama prezanton kandidatin Gledian Llatja në Elbasan: Të largojmë “zorrën qorre” që turpëron Shqipërinë
Në takim elektoral në Elbasan, ku prezantoi kandidatin Gledian Llatjan, kryeministri Edi Rama iu referua koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” si “zorrë qorre”, e cila duhet të largohet.
Sipas Ramës, “zorra qorre” e Shqipërisë na turpëron ndërkombëtarisht, ndërkohë që përsëriti premtimin e tij se një pjesë e parave të fushatës do të shkojnë për mbjellje pemësh.
“Unë e hoqa apendicitin, zorrë qorre duhet, tani duhet të heqim bashkë zorrën qorre të Shqipërisë. Se zorra qorre e Shqipërisë nuk na ndalon përpara, por na pengon të shkojmë shumë më shpejt të shkojmë përpara. Zorra qorre e Shqipërisë na turpëron ndërkombëtarisht. Siç duhet të ndihet i turpëruar çdo demokrat që i është ofruar një nga kokat e zorrës qorre. Një pjesë të parave ua kemi lënë qyteteve, dhe nga kjo fushatë të mos mbetet pas pisllëku i posterave, apo ndotja akustike e sherrit, por të mbetet pas më shumë gjelbërim”, tha Rama.