Rama prezanton platformën e re “Denonco Kadastrën”: Brenda mandatit do të zgjidhë hallet e qytetarëve
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook, platformën e re “Denonco Kadastrën” që do t’u japë mundësi qytetarëve, të cilët përballen me zvarritje pa fund dhe korrupsion, të raportojnë rastet e problemeve me pronat e tyre.
Në postimin e tij, Rama shkruan se kjo platformë do të zgjidhë hallet e qytetarëve brenda mandatit qeverisës.
Postimi i plotë i Ramës:
#RevolucioniDigjital i Kadastrës, që brenda këtij mandati do të zgjidhë më në fund hallet e qytetarëve me këtë shërbim, falë përfundimit të inventarizimit digjital të pronave dhe mbylljes definitive të sporteleve, duhet të shoqërohet në ndërkohë me rritjen e presionit Antikorrupsion mbi Kadastrën👊
Dritarja e re “Denonco Kadastrën” tek Shqiperiaqeduam.al do të lidhë në kohë reale çdo ankues me ministrin e Drejtësisë dhe Rrjetin Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë🤝
“Denonco Kadastrën” këtu 👉www.shqiperiaqeduam.al