Rama prezanton Subashin në Fier: Vota për PD e çuar dëm
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot prezantimin e kandidatëve të mazhorancës për zgjedhjet vendore duke prezantuar Armando Subashin në Fier.
Për të prezantuar ish-deputetin Rama ka zgjedhur ta bëjë në rrënojat e Apolonisë.
Rama kërkoi mbështetjen e fierakëve për Subashin “që ta kthejë me punë dhe përkushtim në projekte dhe vepra konkrete, duke çuar më tutje bashkinë e re të Fierit në drejtimin e duhur”.
Rama gjithashtu tha se vota për PD-në është votë e hedhur në drejtimin e gabuar.
“Kryetari i Saliut atje kërcënon qytetarët se po votuan PD-në do të mbeten pa punë, pa ujë e të tjera. Të votosh për një kandidat të PD-së sot, do të thotë ta çosh votën në drejtimin më të gabuar dhe ta lësh bashkinë pa timon, pa drejtues, pa drejtim. Kam besim që shumë nuk do e çojnë votën kot. Le t’ia japin votën PD-së për këshillat bashkiakë”, tha kryeministri.