Rama prish zyrtarisht konsensusin, Kodi i Ri Zgjedhor votohet në Kuvend. 23 “opozitarë” i shkojnë në ndihmë

Mes debateve të shumta votohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Deri më tani janë marrë 93 vota dhe në këto kushte konsiderohet i miratuar.

Për të kaluar ndryshimet e Kodit Zgjedhor duheshin 84 vota pro.

Ndërkohë që ka akoma deputetë për të votuar dhe vota për të numëruar.

Deputetët kanë votuar me letër.

Votimi bëhet me fletë pasi deputetët janë të shpërndarë në sallën e Kuvendit për shkak të pandemisë.

Pavarësisht kundërshtive nga një pjesë e deputetëve të opozitës, pjesa tjetër e pranishme në seancë, ka bashkuar votat me maxhorancën, duke plotësuar kuorumin e mjaftueshëm për të kaluar ndryshimet në Kod.

Kujtojmë se PS ka vetëm 74 deputetë, të pamjaftueshme për të siguruar shumicën parlamentare ndaj dhe janë dashur votat e “23 opozitarëve”.

Nga oborri i Kuvendit, Kryeministri Edi Rama tha se mekanizmi i propozuar nga PS dhe që sot votohet në Kuvend si ndryshime në Kodin Zgjedhor do të provojë se shqiptarët kanë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Rama thotë se formulat i ka shpikur bota, dhe Shqipëria ka marrë një mekanizëm, por ai thekson se pas zgjedhjeve do të shihet pikërisht që shqiptarët do të zgjedhin me votat përfaqësuesit e tyre.

Po ashtu ai ka folur dhe për partitë  e vogla, duke theksuar se me pragun 1% nuk kanë çfarë bëjnë më në Kuvend apo klithin, por të dalin të marrin votat edhe pse i akuzon ëpr pazare.

”Së pari njëherë, kur flasim për shembull, për preferenca si bëhet hapja e listave. Së dyti nuk shpikim, formulat i ka shpikur bota, dhe ne kemi studiuar si funksionojnë listat e hapura në vende të botës. Kemi parë disa mekanizma. Kemi zgjedhur këtë, ku gjithkujt i jepet mundësia të bëhet përfaqësues i popullit në kuvend, të konkurrojë, edhe partia e cila ka përgjegjësinë t’iu paraqesë skuadrën, bën formacionin e vet, dhe më pas konsultohet me votuesit, dhe votuesi përcakton kush hyn dhe jo në fushë.

Mund të ketë dallime plot e diskutime, por standardet janë të garantuara. Asnjë nuk hyn direkt deputet siç ndodhte pa marrë pëlqimin, apo i përjashtuar.

Nëse merr pëlqimin hyn në Kuvend. Partitë e mëdha të cilat kanë përgjegjësi të udhëheqin, të vendosin se s’janë partitë e vogla, partitë e vogla kanë thjesht pazarin e tyre. Partitë e mëdha ndërtojnë formacionin, me burra e gra, njerëz nga fusha të jetës.

Kanë një formim e eksperiencë. Shqiptarët do zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre përsëri. Shqiptarët do zgjedhin patjetër. Është zgjedhje që e kanë shqiptaërt. Do e shihni pas zgjedhjeve që do ketë rast që do provohen.

PYETJA: Pse ulët pragun në 1%?

Fjalën shushunjë nuk e përdor. E kam stres kur përdorej për propagandën komuniste. Atëhere, opinioni im për partitë e vogla është ai që thashë. Por opinioni im nuk mjafton. Unë s’jam diktator, as autokrat, aspak i ngjashëm me ata të cilët më hidhen mua duke folur për veten e tyre.

Do të thotë që dua s’dua unë. E bëmë një ulje praprake, tani 1%. Çfarë janë këto parti, edhe pragu kaq, dhe klithin. Ça duan në kuvend ende? Të dalin të marrin vota.”- tha Rama.

SHKARKO APP