Rama prishi marrëveshjen e 2009 që për karrigen e tij ti dhuronte Greqisë 12 miljet detare

Nga Kastriot Islami 

Rama pasi dështoi në çdo aspekt të politikës së brendshme, si një bylmez tipik mori rrugën drejt strofkës së fundit të nacionalizmit e të tradhtisë kombëtare. Ky do të ishte fundi i pashmangshëm i një dështaku që së fundmi me sjelljet e tij tinzare, perverse e antikombëtare po përpiqet vetëm për karrigen e tij. Përveç çështjes së kufirit detar me Greqinë për të cilin Rama do të mbahet mënd nga shqiptarët si trafikant i detit, ai do të damkoset edhe si trafikant i pavarësisë e sovranitetit të Kosovës me sulmet monstruoze ndaj lidershipit të Kosovës deri në akuza të turpshme kundër disa prej tyre por edhe si destabilizues i Ballkanit kur në bashkëpunim me Vuçiç, duke i futur thikën pas shpine Merkelit, hodhi tezën antieuropiane për ndryshimin e kufijve në Ballkan.
Loja e tij e fjalëve dhe mungesa e transparencës sa herë Rama kapet mat, veçse ka forcuar perceptimin negativ te qytetarët për veprimet e tij në cenim të integritetit territorial të vendit.

Më konkretisht për të pasqyruar më mirë këtë perceptim publik po vënë në dispozicion të lexuesve një status në fb të një shqiptari inteligjent, që e zbulon Ramën si mashtrues mediokër e dredharak naiv: Ju zoti Rama insistoni se s’jeni tradhtar sepse s’mund të kryeni asnjë veprim tradhtie, me argumentin se në shekullin XXI s’mund të ketë trafikantë të detit. Por harroni se edhe viti 2013, kur ju zoti Rama në opozitë, e dërguat marrëveshjen e detit të firmosur në 2009 nga të dy palët, në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë dhe kur ju akuzonit nënshkruesit e saj si “tradhtarë”, a nuk ishte vallë shekulli XXI?

Rama në komunikimin me shqiptarët dhe ndërkombëtarët është hermetik, s’thotë asnjëherë të vërtetën, por vetëm gënjen, sajon e mashtron. Ai si tinzar e hileqar bën gjithnjë lojëra fjalësh, dhe sa herë kapet mat veçse rrit dyshimet për gjithçka bën apo thotë. Kështu e ka trajtuar edhe politikën e jashtme, kështu po e trajton çështjen e marrëveshjes së detit me Greqinë. Gjithnjë me arrogance, mashtrime e tinëzisht, është sjellë me të gjithë, me shqiptarët, grekët, turqit. Por duket se tani më së fundmi i ka dalë boja dhe të gjithë e njohin tashmë shumë mirë.
Rama duhet të japë përgjigje të saktë e të plotë përse sot mbron idenë e zgjerimit me 12 milje ndërkohë që në 2009 heshte për këtë çështje dhe më tej deri në 2019 bënte arrogantin në marrëdhëniet me Greqinë.

Aktualisht, heshtja e tij fillestare por edhe deklarata e tij miratuese më vonë ndaj qëndrimit të palës greke për zgjerimin me 12 milje, sipas eksperteve vendas, vlerësohet se do të kenë ndikim në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, duke favorizuar Greqinë dhe duke e vënë Shqipërinë në pozita të disfavorshme. Rama më këtë sjellje është kthyer në avokat të Greqisë, duke dëmtuar rëndë interesat e vendit sepse kujdeset vetëm për karrigen e tij. Nga media greke, rezulton se Rama gjatë telefonatave të tij me drejtues të lartë grekë apo në takimet e fshehta me palën greke duket se ka rënë dakord paraprakisht për qëndrimin e palës greke, sepse do të ishte e pamundur që pala serioze greke, pa një bisedë paraprake me Ramën, të bënte një deklaratë të tillë.

Nga ana tjetër do të ishte e çuditshme që Rama të heshte apo të deklaronte dakordësinë siç e deklaroi nëse nuk do të kishte rënë dakord paraprakisht gjatë takimeve të fshehta. Për të karakterizuar me një gjuhë më të kuptueshme për lexuesin sjelljen e Ramës, në rrjetet sociale ekziston një “perlë” e një juristi të shquar: Rama shkatërroi marrëveshjen e 2009 që i akordonte Greqisë 6 milje sepse duket kishte planifikuar ti jepte 12 milje, në shkëmbim të ruajtjes së karriges së tij.

Rama nuk e ka trajtuar këtë çështje madhore me transparencë, përgjegjësi e seriozitet. Pa asnjë dyshim, qeveria Rama, pas vitit 2013, i ka kryer të gjithë veprimet lidhur me këtë çështje në terr të plotë informacioni e në mënyrë krejtësisht të njëanshme. Pa asnjë konsultim me Presidentin e Republikës apo opozitën, madje as edhe me Parlamentin. Rama me një diletantizëm e mediokritet ekstrem, nga informacionet e mëdias vendase e të huaj por edhe nga qëndrimet e ekspertëve vendas, më rezulton se Rama ka arritur një marrëveshje të fshehtë me palën greke për çështjen e detit, duke u kujdesur vetëm për karrigen e tij. Sepse është paradoksale që nga njëra anë me budallallëk deklaron se do ta dërgojë marrëveshjen në Gjykatën Ndërkombëtare, kurse nga ana tjetër se insiston me marrëzinë e tij se s’ka bërë asnjë marrëveshje me palën greke për këtë çështje.

Shtuar kësaj marrëzie avokatinë idioteske të Ramës për vendimin e fundit të palës greke, ekspertët mendojnë se me këto sjellje e veprime, produkti i dalë nga Gjykata Ndërkombëtare nuk do të mund të jetë më i mirë se marrëveshje e vitit 2009. Përfundimisht, nga të gjithë informacionet e medias dhe shumë nga analizat e qëndrimet e ekspertëve vendas, që nga viti 2009, rezulton se deklaratat e veprimet e Ramës konsiderohen në dëm të interesave të Shqipërisë, thjesht e vetëm për interesin e karriges së pushtetit të tij personal.

SHKARKO APP