Rama pritet me protesta edhe në Fier (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në Fier ku dhjetëra të rinj nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike kanë protestuar kundër qeverisë.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime: “Poshtë pashallarët e krimit”, “Rama, Tahiri, Xhafaj = Shqiperia jashtë Europes”.

Ndërkohë forca të shumta policie kanë qenë të pranishëm, ku herë pas herë ka pasur edhe përplasje me protestuesit. Rama do të marrë pjesë në Panairin Kombëtar të Punësimit.

 

https://www.facebook.com/ALB365.LAJME/videos/2113720728863188/

SHKARKO APP