Rama pritet në një takim nga kryeministri Johnson
Politikë E Hënë, 28 Shkurt 2022 20:23
Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun e tij britanik, Boris Johnson në Londër këtë të hënë. Po sot, kreu i qeverisë u prit edhe nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Në mesazhin e postuar në Twitter krah fotos gjatë takimit, Varhelyi bën thirrjen që të hapen sa më shpejt negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.