Rama pritet nga Presidentit i KiE, Michel: Mundësi për rikonfirmimin e perspektivës së Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama është pritur në Bruksel nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel

Takimi zhvillohet në kuadër të takimit “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë takim do të diskutohet problematikat në Ballkanin Perëndimor midis vendeve por edhe metodologjia e re e zgjerimit e cila prek të gjitha vendet që aspirojnë për në BE.

“Sonte do të jetë një mundësi për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të thellojmë bashkëpunimin tonë strategjik për çështje si ndryshimi i klimës, multilateralizmi dhe politika e jashtme”, shkruan Charles Michel në rrjetet sociale.

Rama ndodhet në Bruksel gjithashtu edhe për Konferencën e Donatorëve, për tërmetin e 26 nëntorit.

Deklarata e Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel në fillim të samitit jozyrtar me liderët e Ballkanit:

“Takimi i sotëm është një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor për të përgatitur samitin e Zagrebit në maj për të parë se si mund të thellojmë partneritetin me këto vende; të konfirmojmë një perspektivë europiane dhe të japim sinjale të qarta lidhur me progresin që duhet bërë për reformat e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit tê organizuar.

Shpresojmë që do kemi një takim të sinqertë, intensiv dhe të hapur për të parë se në ç’mënyrë konkrete dhe preçize mund të zhvillojmë partneritetin me këto vende”.

SHKARKO APP