Rama pritet të japë dorëheqjen. Bashkë me Ermal Mamaqin i kërkon edhe Hollivudi e Bollivudi

Lajmi bëhet i ditur nga një anëtar i rëndësishëm i stafit të regjisorit të famshëm hollivudian, Martin Scorcese.
Një grup i madh regjisorësh dhe aktorësh, nga më të njohurit në botën e sotme, të përbërë nga Martin Scorcese, Roman Polanski, Pedro Almodovar, Robert De Niro, Richard Gere, Nicole Kidman, George Clooney, Al Pacino, Angelina Jolie, Sharon Stone, etj, etj, kanë formuluar një peticion, ku kërkojnë rrëmbimin dhe sjelljen sa më parë, forcërisht, në olimpin e kinemasë botnore, në Hollivud, të dyshes së famshme shqiptare, Edi Rama dhe Ermal Mamaqja.

Po pse të dy dhe jo vetëm Edi Rama? – ka pyetur Robert De Niro, përpara se të firmoste.

Të dy, sepse nuk mund të kuptohen pa njëri-tjetrin. Është si në magji, po nuk ekziston njëri, zhduket edhe tjetri, – ka shpjeguar aktori i famshëm Al Pacino.

Ky Mamaqja jam e sigurt që vjen, por për Ramën kam frikë, – ka thënë e trembur Nicole Kidman. Ai është kryeministri i Shqipërisë dhe drejtori i OSBE-së dhe nuk di a i lë këto detyra?

Nuk ka rëndësi që është kryeministër dhe drejtor i OSBE-së, – ka shpjeguar një nga autoritetet e larta zyrtare në Hollivud. Na kanë njoftuar që ky Rama bën çdo gjë, mjafton që t’i shkojë mendja, ose ti afrojnë një detyrë, apo titull. Për shembull këtë detyrën e drejtorit të OSBE-së, e ka marrë me shumë qejf, drejtoj një miliardë banorë, thotë.
Në të kaluarën Edi Rama është bërë çfarë i ka ardhur në mendje dhe çfarë ka dëshiruar. Ka qenë piktor, basketbollist, anti-komunist, radikalist, populist, kryetar bashkie, ministër, analist dhe kushedi sa detyra të tjera. Në të ardhmen thotë se do të bëhet rrobaqepës. Thotë se do të jetojë edhe me një Koço, Koço, Koço Kokëdhima, në një fshat me det. Vuna a Vuno më duket… Me një fjalë, ai mund të bëhet çdo gjë që t’i vijë në mendje, sk’a bir nëne dhe bir kurve që t’i kthejë mendjen…

Po ky Ermal Mamaqja, është ndonje public figurë? – pyeti George Clooney.

– Është, – u përgjigj Sharon Stone. Është kryetar i sharlatanëve të Shqipërisë. Vend i vogël, por plot e përplot me sharlatanë, kështu ka thënë një aktor i vërtetë aty, Alfred Trebicka quhet.

Pas këtij dialogu, anëtarët e peticionit, ndoqën një video fragment nga filmi ” I love Tropoja” dhe të mrekulluar firmosën peticionin.

PS. Shihni video fragmentin, që ndoqi mbarë Hollivudi, ku luan Edi Rama dhe Ermal Mamaqja, njëri si nip e tjetri si dajë. /TPZ.al/

SHKARKO APP