Rama pritje për ambasadorët: Ende nuk e dimë çfarë kërkon opozita që të kthehet në Kuvend

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me ambasadorët e akredituar në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se marrja e statusit të vendit kandidat ka qenë lajmi më i bukur për këtë vit.

Gjatë fjalës së tij ai ka përshëndetur marrëveshjen për krijimin e qeverisë në Kosovë dhe ka thënë se mezi pret të takohet me kryeministrin e ri, Isa Mustafa.

Rama ndërkohë është ndalur edhe tek marrëdhëniet me Serbinë, duke thënë se jemi fqinj dhe duhet të bashkëpunojmë.

Në 2015 Serbia merr kryesinë e OSBE, do e mbështesim dhe shpresojmë të shohim progres në lidershipin e fqinjëve, ta shohim progresin edhe në rritjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë. Serbia nuk është armiku ynë, por fqinji që duhet kthyer në bashkëpunëtor.

Nuk na falet të mos shkojmë përtej historisë së vjetër, të dyurueshëm në këtë marrëdhënie të vështirë por që është edhe në interesin tonë”, ka thënë Rama.

Rama ndërkohë ka thënë se Shqipëria nuk pret favore nga BE-ja, por vlerësim për ato që bën.

“Në nuk duam asnjë favor por kur çdo vend i rajonit të kryejë detyrën e tij BE të kryejë detyrën ndaj këtyre vendeve që duan të bashkohen me Europën.

BE të mbështesë projekte që s’do mund ti bëjmë dot kurrë pa mbështetjen evropiane.

Rruga e BE është e vetmja rrugë për të shkrirë Shqipërinë dhe ligjshmërinë, për ta vënë kufirin e lirisë së secilit aty ku fillon liria e tjetrit”, tha Rama.

Rama ndërkohë ftoi edhe njëherë opozitën t’i drejtohet jetës parlamentare dhe përsëriti sërish se nuk e di ende se çfarë ajo kërkon:

Opozita nuk është në parlament. Kjo pengon vendin dhe cenon besueshmërinë. Nuk e di ç’mund të bëjmë më shumë, por di që jemi gati të bëjmë çdo gjë, nëse do na e thonë çfarë.

Ne jemi qeveria që jemi marrë më pak me opozitën në historinë e këtij vendi. Opozita ka pasur më shumë kohë të konsumuar në Kuvend se asnjëherë tjetër”, tha Rama.

SHKARKO APP