Rama: Promovim i revistës së njohur “AramcoWorld” për rilulëzimin e kuzhinës shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit në Facebook, shkrimin e revistës së mirënjohur AramcoWorld, që i dedikohet kulinarisë shqiptare. “Promovim aq i bukur i revistës së njohur “AramcoWorld” që shkruan për rilulëzimin e kuzhinës shqiptare me rrënjë mesdhetare dhe një trashëgimi shumë të pasur vlerash, meritë e padiskutuar e gjysheve që i mbajtën gjallë recetat e vjetra dhe të shefave të kuzhinës që u rikthyen në Shqipëri për t’i mbledhur, qëmtuar e ri-interpretuar duke e ngritur në një nivel tjetër trashëgiminë tonë kulinare duke na kthyer në një destinacion gastronomik shumë të dashur”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Revista e mirënjohur AramcoWorld e nis 2024 duke i dedikuar një prej artikujve të saj kulinarisë shqiptare, një pasqyrë e pasurisë së traditave dhe shijeve autentike e cila vazhdon të mbetet një nga thesaret e Ballkanit.

Rikthimi i gatimeve autentike, plot shije dhe traditat e lashta nga shefat e kuzhinës po tërheqin akoma edhe më shumë turistët e huaj për të provuar gatimet tradicionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si një djalë vetëm 15 vjeç, Bledar Kola u largua nga vendlindja e tij nga Shqipëria për të hyrë në Itali me një varkë, ilegalisht, shkruan Tristan Rutherford për revistën më të njohura ndërkombëtare arabe AramcoWorld.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?