Rama: Protestat e romëve për bukë po nxiten nga PD!
Ish-deputeti dhe kryetari i PD në Fier, Luan Baçi publikoi pamje nga grumbullimi i shumë qytetararëve nga komuniteti Rom, të cilët presin për të marrë ndihma nga Bashkia e Fierit. Baçi shprehet se “Fieri po rrezikon shumë në përhapjen e koronavirusit”, pasi sipas tij sasia e ndihmave është shumë më e vogël në krahasim me numrin e banorëve.
“Një situatë e tillë shumë e rrezikshme është e përditshme organizim i çorganizuar nga bashkia. Sasia e ndihmave është shumë e vogël, në krahasim me nevojat dhe numrin e banorëve. Fieri po rrezikon shumë në përhapjen e koronavirusit me grumbullime të tilla jashtë çdo rregulli duke qenë se është një nga bashkitë më të prekura nga COVID-19.
Këtë vide dhe shumë të tjera si kjo do të bënte mirë Z.Subashi që t`ja tregonte dhe Ambasadores Amerikane Yuri Kim dhe mos ta dizinformojë”, shkruan Baçi. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Edi Rama që e ka quajtur këtë një “nxitje të turpshme të komunitetit rom nga deputetë të caktuar”.
“E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke pērdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë Çnjerëzore”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/100003902780317/videos/2718400158300050/
KOHA JONË SONDAZH

