Rama: PS tërhiqet nga Kuvendi, nëse nuk zbatohet Rregullorja
Kryeministri Rama i ka tërhequr vëmëndjen nënkryetarit të Kuvendit, Vangjel Dule, të zbatojë rregulloren, në të kundërt PS do të tërhiqet nga kjo seancë.
"Z. Dule po ju kërkoj edhe njëherë respektoni rregulloren, dhe po ju citoj rregulloren. Në këtë seancë fjala i jepet deputetit ndaj të cilit është paraqitur kërkesa për të dhënë shpjegime, raporti nuk është objekt diskutimi.
Kuvendi vendos me votim të fshehtë nëse do jepet, apo jo leja për ndjekje penale. Jemi në një situatë shumë specifike dhe të respektojmë rregulloren. Së dyti, ju kërkojmë të respektohet rregullorja, fjala për procedurë e për ti kthyer të drejtat e fjalës në diskutime është në shkelje të rregullores. PS do tërhiqet në çdo moment që shkelet rregullorja. Nuk vazhdojmë çdo të enjte para popullit shfaqje të shëmtuar, të denjë për klubin e Shtëpisë së Oficerave", deklaroi Rama.