Rama: Pse Beogradi nuk e donte raportin e Dick Marty, prandaj e miratuat ju Lulëzim!
Raporti i ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dick Marty mbi UÇK-në, ka nxitur një debat të politikës në vend. Sërish kryeministri Edi Rama ka reaguar. Këtë herë thotë se Beogradi nuk e donte raportin, por që sipas tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha e miratoi.
”Pse Beogradi nuk e donte raportin e Dick Marty prandaj e miratuat ju Lulëzim! Dhe meqë ra fjala a është e vërtetë që ke përdorur maskë qysh atëherë, kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick apo edhe kjo është sajesë e Beogradit? Fol Lulēzim, thuaje të vërtetën”,-shkruan Rama.
Kreu i PD i është përgjigjur sërish kryeministrit, duke e akuzuar si zëdhënës të Beogradit. “Në vend që të bëjë detyrën, Edi Rama bën zëdhënësin e Beogradit. Ai është përgjegjës për jetët e humbura dhe shëndetin e shqiptarëve. Të sëmurët dergjen nëpër ambulanca sepse spitalet janë mbushur plot. Pasi shkatërroi ekonominë ai ka humbur kontrollin mbi pandeminë”, shkruan ai.
Postimi i plotë
Pse Beogradi nuk e donte raportin e Dick Marty prandaj e miratuat ju Lulëzim! Dhe meqë ra fjala a është e vërtetë që ke përdorur maskë qysh atëherë, kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick apo edhe kjo është sajesë e Beogradit? Fol Lulēzim, thuaje të vërtetën!

— Edi Rama (@ediramaal) November 8, 2020