Rama publikon artikullin e “Forbes”: Valbona ndër 5 bukuritë mahnitëse të Ballkanit Perëndimor
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një shkrim të revistës “Forbes”, që e rendit Valbonën ndër 5 bukuritë e Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar.
Në vijim postimi i plotë i Ramës në Facebook:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë shkrim nga prestigjiozia Forbes, që e rendit Valbonën mes 5 bukurive mahnitëse natyrore të Ballkanit Perëndimor që duhen vizituar, ju uroj një ditë mbarë🙏
Sipas Forbes
“…Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia deri në Valbonë. Ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht e njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egra dhe rrëqebuj, që të gjithë e quajnë këtë park shtëpinë e tyre”
KOHA JONË SONDAZH

