Rama publikon fjalimin e Ben Blushit (VIDEO)
Vazhdon të ketë komente për zhvillimet në Asamblenë Kombëtarë të PS-së ditën e mërkurë. Pati kritika në adresë të drejtuesve të PS-së për censurim të debatit.
Sot, kreu i PS-së, Edi Rama ka postuar një video me përmbledhje të fjalimeve kryesore që shkaktuan debate në sallë. Në videon shihet se Rama ka vendosur dhe fjalimin e Blushit dhe kritikëve të tjerë të tij, si Arta Dade, Mimoza Hafizi dhe Maqo Lakori.
“Debati i Asamblesë Kombëtare i përmbledhur në 30 minuta, si një arsye për t’u anëtarësuar në Partinë Socialiste (dhe si një pasqyrë për të parë se sa poshtë nesh janë të gjithë hedhësit e gurëve të baltës kundër familjes sonë politike)”,- shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/vb.138734771522/10153543882846523/?type=2&theater
KOHA JONË SONDAZH

