Rama publikon foto nga mbledhja e qeverisë në Lezhë: Prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti

Këtë të martë u mbajt mbledhja e parë e qeverisë, pasi do të vijojë edhe ditën e mërkurë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga ky takim, siç thotë për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti. Rama ka kërkuar që të bëhet bilanci në disa aspekte politike. Ai ka caktuar disa pika paraprake mbi të cilat ka kërkuar që të bëhet një raportim nga secili prej të pranishmëve në mbledhje.

1-Seancat plenare të zhvilluara në vitin që lamë pas.
2-Sa interpelanca dhe mocione me debat janë zhvilluar.
3-Sa projektligje janë depozituar ne Kuvend.
4-Prezenca e deputeteve në seanca plenare, në mbledhje grupi e komisione.
5-Takimet e ministrave me deputetët.
6-Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për buxhetin dhe paketën fiskale.
7-Kërkesat për masa disiplinore ndaj deputeteve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar.
8-Performanca e deputeteve në debate publike, diskutime në seanca e komisione dhe prezenca ne zonat elektorale.
9-Vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit të opozitës.
10-Ligjet në Kuvend që duan shumicë të cilësuar, si amnistia e të dënuarve për shembull.

SHKARKO APP