Rama publikon foto nga punimet në qendrën e Fierit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa fotografi të punimeve në qendër të qytetit të Fierit. Krahas fotove, Rama shkruan se edhe pak kohë dhe e kaluara e shëmtuar e këtij qyteti do ia ketë lënë vendin një hapësire të re publike për të gjitha moshat.

Në vijim postimi i plotë i Ramës

“EDHE PAK…dhe e kaluara e shëmtuar e Fierit, me “Lanën” e tij si hekurudhë ndërtesash pa leje, me përmbytjet pas çdo shiu e me erën e rëndë të papastërtive, mu në qendër të qytetit, do t’ia ketë lënë vendin një hapësire të re publike për të gjitha moshat?? #FieriqëDuam☀️ #ShqipëriaqëDuam??” shkruan Rama, në postimin e tij, bashkëngjitur fotove nga transformimi i qendrës në Fier.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?