Rama publikon fotot: Ja si do transformohet vija e liqenit të Shkodrës

Pavarësisht tensioneve që kanë shoqëruar qytetin e Shkodrës ditët e fundit, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga posti i kryebashkiakut, ende pa marrë detyrën, kryeministri Edi Rama duket se po kërkon t’u tërheqë vëmendjen shkodranëve me zbatimin e projekteve për këtë qytet.

Një ndër to është edhe vija e liqenit të Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale ilustruar me anë të fotove, Rama shkruan se ka nisur faza e parë e këtij projekti, për të cilin qeveria shqiptare ka siguruar një financim të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian.

Në vijim postimi i plotë i Ramës

Swiss Digital Desktop Reklama

“SE SHPEJTI… Ja se si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka, ku ka nisur faza e parë e këtij projekti, e deri në Zogaj? Pēr këtë projekt, Qeveria Shqiptare ka siguruar një financim të Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe Komisionit Europian???”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?