Rama publikon pamjet e projektit të përfunduar: Ja si do të duket porti i Durrësit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet me projektin e përfunduar të portit të Durrësit.

Krahas pamjeve, Kryeministri shkruan se ky port do të jetë një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike në Mesdhe.

MIRËMËNGJES 😊
dhe me maketin e përfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, që tani ndodhet në Portin e Durrësit, aty ku së shpejti do të nisë të ndërtohet një prej porteve më të mëdha e më të bukura turistike të Mesdheut, ju uroj një ditë të mbarë“,- shkruan Rama krahas pamjeve.

SHKARKO APP