Rama publikon pamjet e riatdhesimit të 13 shqiptarëve nga kampet e ISIS
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e riatdhesimit të 13 shqiptarëve nga kapmet e ferrit të ISIS në Siri.
4 gra dhe 9 fëmijë ndërmjet moshës 6 e 16 vjeç nga Shqipëria mbërritën në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës bashkë me shtetas të tjerë kosovarë që u larguan nga kampet e ferrit. Ata u pritën nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bashkë me homologun e tij kosovar, Xhelal Sveçla, drejtuesit e policisë së të dy vendeve, Gledis Nano e Samedin Mehmeti, si dhe drejtoresha e Qendrës CVE, Lejdi Dervishi.
“Kemi kthyer në atdhe 13 shtetas të tjerë shqiptarë nga kampet e ferrit në Siri këtë mëngjes nga Prishtina. Janë 4 gra dhe 9 fëmijë që rikthehen në gjirin e familjes, duke e çuar në 43 numrin e bashkatdhetarëve tanë që shpëtuam që kur e nisëm këtë përpjekje të përbashkët“, shkruan Rama në Facebook.