Rama publikon rastin e mësuesit dhe sqaron skemën: Dyfishohet duke arritur majën historike

Qeveria shqiptare miratoi rritjen e pagave për disa sektorë, konkretisht në shëndetësi, arsim dhe në fushën e sigurisë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook rastin e mësuesit Adem Toska, paga e të cilit do të rritet nga 76, 160 lekë në 103, 200 lekë. Për të paga përfshin elementë të tillë si pozicioni i punës, niveli arsimor, vjetërsia si edhe kualifikimi.

Postimi i plotë

PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900 Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona.

Rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre.

Forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet.

SHKARKO APP