Rama publikon video tallëse për Bashën. Bardhi: Çfarë turpi për një kryeministër
Kryeministri Edi Rama ka “zbuluar” sot një rrjet të ri social, Tik Tok, ku ka publikuar një video montazh kundër Lulzim Bashës. Pas publikimit të videos ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili e cilëson si një turp faktin që kryeministri nuk merret me problemet e qytetarëve, por sulmon opozitën.
“Në vend që të shqetësohet për mijëra shqiptarë që sot janë pa punë, pa bukë, mijëra prindër që janë në ankthin e përditshëm të infektimit apo të humbjes së vendit të punës, Edi Rama merret me videomontazhe të turpshme për të sulmuar opozitën. Nuk ka gati asnjë qindarkë t’u japë nesër shqiptarëve, siç ua premtoi. Nuk do tja dijë se as gjysma e atyre që duhet të merrnin paratë e paketës së parë nuk i kanë marrë akoma. Çfarë turpi që në këto ditë krize të thellë për çdo shqiptar ai ka vetëm një obsesion, të sulmojë opozitën”,- deklaron Bardhi.
Video-montazh i publikuar nga Edi Rama