Rama publikon videon ironizuese me Bashën e Berishën

Kryeministri Edi Rama edhe këto ditë festash nuk ndalon së ironizuari kundërshtarët e tij politikë.

Pasi u kap me gafat e demokratëve për datat e Çlirimit të Shqipërisë, kreu i qeverisë “ngacmon” sërish liderin e PD, Lulzim Basha.

Në një postim të hedhur ditën e sotme në rrjetin social Instagram, duket një videomontazh që të kujton aventurat e Charlie Chaplin dhe të dashurës së tij.

Por në dallim nga filmi real, në fytyrat e dy personazheve janë montuar Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Filmi me metrazh të shkurtër tregon peripecitë që has çifti për t’u takuar.

https://www.instagram.com/p/BqzI8ofAe0v/

SHKARKO APP