Rama publikon videon nga inspektimi në Shkodër

Kryeministri Edi Rama eci përgjatë Bulevardit kryesor të Shkodrës në një ditë të zakonshme pune, ku aktualisht po realizohet projekti për rigjenerimin e stokut të banesave. 55 pallate po vishen me sistemin kapot, termoizolim, që do të ndikojë veç anës estetike edhe në kursim energjie, duke rritur gjithashtu edhe vlerën e pronës.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci informoi se projekti do të përfundojë në 4-5 muaj. Ndërsa Kryeministri Rama theksoi se kursimi i energjisë është një prej të mirave të kësaj ndërhyrje.

“Janë me kursim energjie se fasadë është njëra anë dhe është shumë e rëndësishme, pavarësisht se disa vazhdojnë të mos e kuptojnë, por ajo që është përmbajtja e kësaj ndërhyrje është që këtyre i ulet shpenzimi i energjisë edhe në verë edhe në dimër”, u shpreh ai, teksa sugjeroi që edhe dyqanet poshtë pallateve të bëhen pjesë e kësaj nisme.

“Duhet patjetër të bëhet edhe një unifikim i dyqaneve. Duhet një projekt i unifikuar, siç është bërë në Korçë e Gjirokastër”, u shpreh kryeministri.

SHKARKO APP