Rama publikon videon nga SHBA: Në morg nuk kishte më vend, viktimat i morën me vinç

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me pamje të rënda të agjencisë së lajmeve “The Independent”, e cila tregon momentet kur trupat e viktimave nga Covid-19 në Bruklin transportohen me vinç në një kamion frigorifer, sepse në morgun e spitalit nuk kishte më vend.

Ndërsa Rama nuk ka bërë asnjë koment për këtë video, në të thuhet:
“Ndërsa rritet numri i viktimave në qytetin e Nju Jorkut, për shkak të Covid-19, disa spitale kanë marrë masa të dëshpëruara për të përballuar dallgën e egër.

Trupat e viktimave të Covid-10 janë parë duke u ngarkuar në një kamion frigoriferë duke përdorur një vinç, jashtë Qendrës Spitalore të Bruklinit këtë fundjavë.

Arsyeja sipas agjencisë së lajmeve britanike ‘The Independent’ për përdorimin e këtyre kamionëve ishte pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e shtuar të kufomave në morgun e tyre“.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1170014346663526/

SHKARKO APP