Rama publikon videon, Saranda e ndriçuar dhe plot me turistë

Mbrëmjen kryeministri Edi Rama e mbyll me pamje nga Saranda. Në videon e publikuar në rrjete sociale, Saranda shihet e ndriçuar dhe plot me turistë, ndërsa varkat dhe jahtet e shumta të ankoruara gjallërojnë një nga qytetet më të parapëlqyer nga turistët edhe natën. Saranda është një nga qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytetin bregdetar ka lehtësuar lëvizjen e turistëve vendas e të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?