Rama: Punonjësit e administratës publike do të testohen

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me punonjësit e rinj të administratës publike, të cilët kanë rezultuar fitues në konkursin për vendet vakante në Departamentin e Administratës Publike. Shefi i qeverisë theksoi se testimet brenda administratës do të shërbejnë si instrument për të mos lejuar që struktura e re ligjore për nëpunësit e shtetit të mos kthehet në një jorgan për të mbuluar paaftësinë.

“Unë jam i bindur që secili nga ju, duke qenë se është sot i ulur në një karrige që e ka fituar me emrit, do të jetë shumë më i ndërgjegjshëm për të mbrojtur qytetarët që meritojnë të marrin atë që u takon. Ky është një proces që vazhdon, nuk mbaron këtu. Problemi më i madh që kemi ne me këtë strukturë të re ligjore është që ligji të garantojë konkurrencë, përzgjedhje sipas meritës, por të mos kthehet në një jorgan nën të cilin ai që hyn në administratë ja fut gjumit se nuk ka zot që e zgjon më nga gjumi. Prandaj ne kemi futur konceptin e testimit brenda administratës. Çdonjeri duhet të provojë në mënyrë sistematike se është personi i duhur për atë vend pune”- deklaroi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?