Rama ”pushton” TikTok-un për debatin me ambasadorin rus: Moment krenarie për Shqipërinë

Një moment krenarie për Shqipërinë e ka cilësuar kryeministri Edi Rama, debatin e djeshëm në OKB me ambasadorin e Rusisë. Rama ndau sot një video të publikuar në rrjetet sociale nga media e njohur botërore ”Sky News”, dhe kreu i qeverisë është bërë rival në TikTok.

“Momenti i djeshëm që gjeti pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare dhe u bë viral në rrjetet sociale anembanë; një moment krenarie për Shqipërinë në krye të detyrës nën vështrimin e mbarë botës”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Rama drejtoi në selinë e OKB në Nju-Jork, debatin e hapur ku Presidenca shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejton një nga sesionet më të rëndësishme me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

SHKARKO APP