Rama pyetet për shkarkimin e Arben Ahmetajt. Ja përgjigjja e Kryeministrit
Kryeministri Edi Rama është shprehur se zëvendësimi i Arben Ahmetaj me Elisa Spiropalin si drejtuesi qarkut të Vlorës ishte një vendim që u mor për të riorganizuar, sipas tij, skuadrën që do punojë për zgjedhjet vendore.
A paralajmëron hetim të tij për inceneratorët apo një shpallje në nongrata?
“Këto janë ato përrallat, ju jeni në të drejtën tuaj të tregoni përralla duke përkuar pas çdo vendimi dhe hapi qëllime që nuk ekzistojnë. Kjo është diçka që nuk do ndodhte 10 vite më parë, por ndodh kudo dhe në botë, në emër të lirisë së medias jepet e drejta për të spekuluar deri në ekstrem dhe për kërdisur popullin me lloj lloj shpifjesh e gënjeshtrash, që vijnë nga qëllimi për të shpifur e për të bërë lajme“, tha Rama.
Është figurë e rëndësishme? Çfarë gaboi?
“Se si organizohet një skuadër është e drejta e skuadrës jo e tifozëve dhe spektatorëve, Pse duhet të jetë bërë diçka që të lëvizë nga një pozicion, do bëjmë edhe të tjera. Do shikojmë sipas nevojës së kësaj ndeshje, bëhet për zgjedhjet vendore ky largim”, vijoi më tej Rama.
KOHA JONË SONDAZH

