Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë do të ketë një ndërtesë të re. Kryeministri Edi Rama në një postim në “Facebook” shprehet se kjo ndërtesë ka një sipërfaqe prej 6,500 m², dhe do të mirëpresë 400 spektatorë.
“Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re, me sipërfaqe 6,500 m², për të mikpritur 400 spektatorë me hapësira të reja të dedikuara jo vetëm për fëmijët. Kjo ndërtesë vjen me një koncept të ri të artit ku parashikohen klasa aktrimi, kërcimi, muzike, pikture, si dhe shfaqje në natyrë, me një skenë të hapur drejt Parkut të Madh të Tiranës”, shkruan ai.