Rama: Qeveria nuk ka ndërhyrë në garën e universiteteve
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Lindita Nikolla komentuan sot zgjdhjet në universitete. Ministrja Nikolla e quan të papranueshme dhe ngjarje të shëmtuar kërcënimin ndaj rektorit duke shtuar se do të vendoset para ligjit kush guxon të cënojë autoritetin e arsimit të lartë.
“ Ngjarje e shëmtuar aspak e pranueshme u bë fakt. Falë ndërhyrjes së organizave të drejtësisë, qeverisë, drejtësia po vendos. dhe kush guxon të cënojë autoritet e arsimit të lartë po përgjigjet para drejtësisë, por ne duhet të vijojmë garën demokratike dhe ta finalizojmë’
Ndërsa kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të kundërshtarëve të tij politikë për ndërhyrje në zgjedhjet e botës akademike, duke deklaruar se PS nuk ka asnjë kandidat të saj në këtë garë.
Rama: Pjesë e reformës në arsimin e lartë është dhe baza e autonomisë, zgjedhja e lirë e drejtuesve të të gjitha niveleve në Universitet. Përgjegjësia është e atyre që zgjedhin, brenda rruzullit të botës universitare. Këto zgjedhje janë të parat në kuadrin e ri të reformës.Rregullorja e zgjedhjeve që është detyrë e qeverisë përmes MAS është hartuar në kosultim me të gjithë si asnjëherë më parë, është produkt i një marrëdhënie të re mes MAS dhe botës autonome universitare.
Si asnjëherë më parë në proces, deri tre ditë më parë, ankimimet kanë qenë zero. Dhe proçesi sipas informacioneve ka ecur normalisht. Si asnjëherë më parë qeveria dhe partia më e madhe e koalicionit nuk ka ndërhyrë në asnjë moment dhe nuk kanë venë gishtin për të orientuar votën mbi një kandidat dhe jo një tjetër. Dua ta konfirmoj këtë.
Nuk ka kandidat të PS.Janë kandidatë të Universitetit, Fakultetit, që përfaqësojnë një karrierë, meritën e tyre.Të gjithë janë të barabartë. U takon atyre që zgjedhin të bëjnë zgjedhjen e tyre duke pasur parasysh që nuk po zgjedhin një parti, deputet, kryetar bashkie, por personin dhe personat që do të çojnë përpara reformën dhe do ta zbatojnë në praktikë.
KOHA JONË SONDAZH

