Rama reagon pas deklaratës së Presidentit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta, i cili dënoi aspër ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës.
“Ilir, ti je një shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar!Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz, respektuam Venecian e s’të shkarkuam, sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit!
Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!
Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!”,- deklaron Rama.
https://arkiva.kohajone.com/reagim-i-ashper-i-presidentit-meta-akti-i-sotem-i-kuvendit-eshte-antikushtetues-dhe-i-papranueshem/
KOHA JONË SONDAZH

