Rama reagon pas opinionit të Venecias për anti-shpifjen

Komisioni i Venecias publikoi sot dy opinione ligjore. I pari për Gjykatën Kushtetuese që i jep të drejtë Presidentit Ilir Meta lidhur me emërimet dhe i dyti për ligjin e mediave, ku kërkohet ndryshimi i këtij ligji.

Kryeministri Edi Rama zgjedhur të komentojë vetëm ligjin e mediave duke e cilësuar opinionin si pozitiv. Ndërkohë nuk thotë asnjë fjalë për opinionin mbi Gjykatën Kushtetuese që i quan të pavlefshme vendimet e qeverisë dhe parlamentit.

“Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja, si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”,- shkruan Rama në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?