Rama reagon për akuzat e Sekretarit të PS që u ripublikuan nga Blushi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ripublikimin nga zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi të një shkrim të Sekretarit të PS, Alfred Peza kundër gazetarit Carlo Bollino dhe bashkëshortes së tij. Kryeministri Edi Rama e quan të tupshëm këtë akt dhe thotë se askush nuk mund t’u kërkojë llogari gazetarëve sesi i sigurojnë të ardhurat e tyre.
“Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit,antishtetit! Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj!
I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre!Çfarë katandie!”,- shkruan kreu i qeverisë në një postim në Twitter.

https://arkiva.kohajone.com/tedi-blushi-replike-me-fugen-nuk-e-sulmuam-ne-bollinon-cituam-akuzat-ndaj-tij-te-deputeteve-te-ps-peza-dhe-abazi/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?