Rama reagon për arrestimin e grabitësve të parave në Rinas. Publikon videon
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit të vëllezërve Klement dhe Eldi Çala, të cilët kërkoheshin nga policia për grabitjen spektakolare të miliona eurove në prill të vitit të kaluar në pistën e avionëve në Rinas.
Reagimi i Ramës:
? Dje Policia e Shtetit u hodhi prangat organizatorëve të grabitjes së aeroportit të Rinasit qershorin e shkuar dhe u konfiskoi 130 mijë € si edhe tre armë zjarri.
#RESPEKT për uniformat blu që krahas kontributit të jashtëzakonshëm në frontin e luftës me armikun e padukshëm, vijojnë betejën me llumin e kësaj dynjaje?