Rama reagon për ndryshimin e Kushtetutës

Kryenistri Edi Rama reagon në Twitter pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta dhe akuzave të opozitës për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke theksuar se “opozita jashtëparlamentare dhe ajo presidenciale nuk duhet të shqetësohen për koalicionet parazgjedhore.

“Shoh agjitim në radhët e opozitēs jashtëparlametare dhe asaj presidenciale për hapin e hedhur sot në Kuvend drejt hapjes së listave! Jashtëparlamentares i kujtoj se kemi një marrëveshje e do ta zbatojmë në çdo pikë, po kjo s’do të thotë që sharjet e provokimet nuk e rrezikojnë. Presidenciales i kujtoj se Kuvendi është sovran, i dëgjon të gjithë po vendos vetë! Dhe hapja e listave për t’i dhënë mundësi edhe qytetarëve e jo vetëm kryetarëve të zgjedhin deputetë, si dhe garantimi i përfaqësimit të grave në kushtet kur listat hapen, i bëjnë mirë vendit.

As Jashtëparlamentarja, as Presidencialja s’duhet tê merakosen për fatin e koalicioneve parazgjedhore, sepse askush nuk do t’i ndalojë të vazhdojnë ta ndajnë ombrellën e opozitës së bashkuar edhe në zgjedhje! Taksirat ta ndjekin parlamentin që e duan s’e duan është vendimmarrësi!”,- deklaron kryeministri Edi Rama.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP