Rama reagon sërish për pretestën e banorëve të “5 majit”: Do marrin shtëpi me vlerë më të lartë se ajo që kishin

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve lidhur me shembjen e disa banesave te zona e “5 Majit” në kryeqytet në kuadër të projektit të rindërtimit pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Nuk kemi nxjerrë asnjë jashtë nga shtëpia për asnjë kompani të asnjë shokut tone, por po ndërtojmë një lagje te re ku edhe ata qe i kane shtëpitë pa leje e qe sigurisht do t’iu prishen, do te marrin shtëpi të re me një vlerë shumë më të madhe se ajo qe kanë! Prandaj turpi le t’u mbetet atyre qe bëjnë politike përçarëse edhe me çatitë e familjeve, ndërkohë që ne do të bëjmë për të gjitha ato familje te njëjtën gjë që bëmë me familjet e prekura nga tërmeti, pa dallim partie e krahine”, është përgjigjur Kryeministri Rama.

SHKARKO APP