Rama: Reforma ka dhënë efektet e para. Maturantë me mesatare 6, larg objektivit tonë. Zaptuesit e universitetit do të ikin
Reforma në arsimin e lartë ka dhënë efektet e para edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës duke rritur cilësinë.
Këtë e pohoi vë 65-vjetorin e krijimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Kryeministri Edi Rama vuri në dukje rëndësinë e këtij institucioni për objektivin e qeverisë që ai drejton në zhvillimin e zonave rurale.
“Është e domosdoshme që ta shikojmë zhvillimin e mëtejshëm rural që nuk mund të pasqyrojë ambicien tonë nëse ky universitet nuk bëhet qendra e gravitetit të atij zhvillimi. Nuk mund ta çojmë përpara Shqipërinë në sektorin bujqësor dhe blektoral duke u bazuar tek Drejtoritë e Bujqësisë”, tha Rama.
Kryeministri kërkoi gjithashtu nga ky institucion që të mos mjaftohet vetëm me shtrirjen vetëm brenda kampusit, por të shtrihet në gjithë territorin e vendit.
Universiteti Bujqësor i Tiranës pritet t’i nënshtrohet një ndryshimi thelbësor, jo vetëm sa i takon rikonstruksionit, por edhe ristrukturimit nga ana e mësimdhënies. Pasi është prezantuar masterplani për “rilindjen” e këtij universiteti, kryeministri Edi Rama theksoi se në këtë territor nuk do të lejohet asnjë godinë që nuk është në funksion të mësimdhënies.
Rama tha se në këtë universitet duhet të “ndahen delet nga pushtuesit”. Ndërkaq, kryeministri u ndal edhe reforma në arsimin e lartë, duke theksuar se po synohet përmirësimi i sistemit. Nuk mund të drejtohen në dyert e universiteteve maturantë me mesatare të ulët.
Kreu i Qeverisë theksoi se edhe mesatarja 6 e diskutuar deri më tani është nivel i ulët, dhe larg objektivit të qeverisë që ai drejton.
“Sot sfida është t’i rikthejmë këtij universiteti shpirtin dhe fytyrën. Nga një territor ku e vetmja gjë që bie në sy është zaptimi dhe rrënimi, në një territor ku duhet të bjerë në sy, ajo ë është mrekullia vetë e gjithë kësaj ndërmarrje njerëzish, mrekullia e natyrës, mrekullia e prodhimit që formon bazën jetike të vazhdimit të një shoqërie dhe njerëzimi, ushqimi.
Në këtë universitet vitet e lavdishme kanë ikur, por kanë lënë pas një eksperiencë dhe vlera shkencore e didaktike të jashtëzakonshme. Kanë lënë pas njerëz që janë ende këtu, që janë baza dhe së bashku mund të ndërtojmë gjithë rrugën e rilindjes së këtij universiteti.
Pati zhurmë e komente kur e prezantoi rektori masterplanin. Padyshim që pati mosbesim kur u prezantua masterplani, por ju siguroj se ato pamje mund të kthehen në realitet, dhe ju jap fjalën se së bashku ne ato pamje do t’i kthejmë në realitet.
Së pari për ta bërë këtë, këtu duhen ndarë delet nga pushtuesit. Kur erdha një pasdite të vizitoja universitetin bashkë me Rektorin, pashë se është e domosdoshme që ne ta shikojmë zhvillimin e mëtejshëm rural si zhvillim që nuk mund të pasqyrojë ambicien tonë, nëse ky universitet nuk bëhet qendra e atij zhvillimi. Nuk mund të çojmë ne përpara zhvillimin e fshatit dhe bujqësisë pa vendosur këto gravitetin e zhvillimit. Nuk mund të lëmë jashtë dyerve të këtij universiteti dijet tuaja.
Universiteti i është nënshtruar një procesi akreditimi, dhe unë shpresoj t’ia dalë me sukses, e më pas të zhvillojë gjithë planet, dhe masterplanin strategjik të paraqitur këtu nga Rektori.
Ne rekrutimet e këtij viti, nga një rritje të cilësisë, për shkak të reformës, të rikthimit të dinjitetit të Maturës Shtetërore. Është me rëndësi zbatimi i platformës hyrëse në arsimin e lartë, që garanton transparencë.
Na janë mërzitur ngelësit, dhe na janë mërzitur prindërit, dhe një ankth i madh e ka përfshirë shoqërinë se ata me mesatare 5 nuk marrin dot një diplomë e nuk bëhen dot inxhinierë. Kjo e ka gjetur vendin. Mesatarja gjashtë, është një nivel qesharak në ambicien tonë, por është vetëm fillimi një procesi që duhet ta kthejë rrugën drejt dyerve të universitetit drejt atyre që e meritojnë të hyjnë në universitet. Jo të gjithë e kanë nevojë të shkojnë në universitet, por duhet të synojnë arsimin profesional dhe të ndërtojnë një jetë dinjitoze si njerëz të profesionit dhe zanatit”, tha kryeministri Rama.