Rama: Reforma në arsimin e lartë, një revolucion
Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me pararendësin e tij Sali Berisha në Parlament me rastin e seancës së posaçme plenare, ku po diskutohet projektligji për arsimin e lartë.
Rama u shpreh se: “Është me rëndësi që duke folur për këtë projekt që nuk është projekti për të riorganizuar sistemin e arsimit të lartë, por është projekti për të bërë një revolucion në arsimin e lartë. Ti refrohemi bazës që në u nisëm për të ardhur këtu pas një procesi që unë e konsideroj shembullor dhe për ti kërkaur këtij parlamenti votën”, – tha Rama.
Kryeministri vijoi në fjalën e tij duke bërë një analizë të thellë: “Në shtator të vitit 2013 situata ishtë si më poshtë: 59 insticucione të IAL, 8 herë më shumë se në Britani dhe 15 herë më shumë se Gjermania për 1 mln banorë dhe hapja e sistemit me kohë të pjesshëm një spektakël më vetë, brenda llahtarisë së përjavshme së arsimit publik. Ky spektakël përfshinte edhe fushat e zbatuara si mjekësinë që në botën e arsyes nuk mund të diplomohen me leksioni fiktive weekend-i. Vetëm part time i famshëm numëronte 28 117 studentë ose ndryshe Shqipëria të shtunave dhe të dielave diplomaonte një numër studentësh të barabartë me numrin e studenteve ne universitetet private. Me këtë ligj ndjekja me kohë të pjeshsmë përcaktohet brenda kornizave. Gjithë propaganda për të varfërit dhe në emër të bujarisë ndaj të varfërve u shpartallua sistemi i arsimit të lartë është një propagandë që mund ta bëjnë ata që e zgjedhin , por kur e bëjnë ata që janë në opozitë është e vajtueshme”, – u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

