Rama: Reforma në drejtësi do të bëhet. PS me 18 korrik mbledh Asamblenë

 

Nuk ka alternativë tjetër veçse realizmit të reformës në drejtësi. Ka qenë ky komenti i kryeministrit  Edi Rama, në fund të mbledhjes së grupit parlamentar pas arritjes së konsensusit me PD për këtë reformë.  Rama, ka zyratizuar para mbledhjes së grupit parlamentar socialsit, marrëveshjen me demokratët për reformën në drejtësi, një reformë që sipas tij nuk ka alternativë tjetër, veçse realizimit.

“Reforma në drejtësi do të bëhet, ose do të bëhet”. Me këtë koment të shkurtër kryeministri Rama ka theksuar edhe njëherë vendosmërinë e qeverisë së tij për të çuar përpara realizimin e saj.

Deklaratat e shefit të qeverisë erdhi vetëm pak orë pas arritjes së marrëveshjes mes palëve për përfshirjen e opozitës në Komision, teksa po linte selinë e PS në mbyllje të mbledhjes së grupit parlamentar.

Pjesë e diskutimeve të mbledhjes ishte dhe vetë reforma në drejtësi, ku sipas burimeve Kryeministri Rama ka zyrtarizuar marrëveshjen në terma konkrete të arritur me PD.

Në vëmendje të diskutimeve ka qenë edhe ligji për arsimin e lartë, ku mësohet se Rama u ka kërkuar deputetëve socialistë mbështetjen për finalizimin e tij.

Kreu i PS ka propozuar gjithashtu deputeten Valentina Leskaj për nënkryetare të tretë të Kuvendit, vend i mbetur vakant me dorëheqjen e Vangjel Dules së PBDNJ-së.

Burimet bejne me dije se Leskaj ka marre pelqimin e grupit dhe pritet te konkretizohet me vote seancen e se enjtes ne Kuvend.

Në mbledhjen e grupit të PS-së u vendos gjithashtu që me 18 korrik të mblidhet Asambleja për të bërë ristrukturimin e strukturave, çka do ti hapte udhë zgjedhjeve në këtë parti.

Ndërkaq nuk përjashtohet edhe bërja e analizës së zgjedhjeve vendore të 21 qershorit që lamë pas.

SHKARKO APP