Rama: Reformimi i drejtësisë me çdo kosto

 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë pritjen e fundvitit të trupit diplomatik të akredituar në kryeqytet.

Në fjalimin e mbajtur para të pranishëmve, shefi i qeverisë ka rikonfirmuar angazhimin e shtetit shqiptar për ruajtjen e paqes në Ballkan dhe në luftën kundër terrorizmit përkrah aleatëve të saj. 

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria vazhdon të punojë pa rreshtur për paqen kolektive dhe vazhdon të jetë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon”, ka deklaruar Rama. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka vlerësuar se, dokumenti i Partneritetit Strategjik që këtë vit Shqipëria nënshkroi me Shtetet e Bashkuara përbën një gur themeli për vendin tonë.  Gjithashtu, ka vijuar kryeministri, “Shqipëria dhe rajoni mund të udhëhiqen nga kultura e gjithëpërfshirjes nën një strehë të përbashkët”.  Më tej, Rama ka vlerësuar si një tjetër faktor të rëndësishëm interesin e shprehur në vitet e fundit nga Kina në Ballkan. 

“Kjo është një dëshmi më shumë se të gjithë bashkë në rajon jemi ndoshta të dënuar, apo të destinuar prej gjeografisë të jemi partnerë të besueshëm dhe aktorë gjeo-politikë të besueshëm”, ka thënë Rama. 

“Angazhimi ynë në luftën kundër terrorizmit mishëron vizionin dhe një strategji afatgjatë në shërbim të proceseve integruese, paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, ka thënë më tej ai. 

Kryeministri nuk ka lënë pa nënvizuar edhe synimin e qeverisë së tij për shtetndërtimin e Shqipërisë para se të aderojë në familjen e përbashkët europiane.  
Në këtë drejtim ai e ka vënë theksin tek nevoja për ndryshimin e sistemit të drejtësisë, si një nga themelet kryesore të çdo shteti. “Ne kemi ardhur në qeveri për të bërë reforma dhe do të qëndrojmë në qeveri duke bërë reforma”, ka shtuar Rama. 
Vitin e ardhshëm do të kemi një raport të ri të ekonomisë me ligjin, një deficit primar pozitiv dhe rritje të investimeve të huaja, ka premtuar më tej Rama.

“Jemi krejt të qartë se reforma në drejtësi mbetet parakusht për hapjen e negociatave ëpr anëtarësim. 90 % e shqiptarëve besojnë se në Shqipëri nuk ka drejtësi.

Mbi 80  pohojnë me plot gojën se sistemi është i korruptuar. Ndërkohë këtu në sallë jemi të gjithë dakord që këtu as drejtësi nuk ka dhe korrupsioni përcakton vendimet e drejtësisë. Nuk ka më asnjë minutë për të humbur dhe reformat duhen çuar përpara me vendosmëri duke përballuar të gjitha kostot. Ndondëse shpesh ankohen qytetarët e këtij vendi në shumicë dërrmuese aderojnë në dinamikën e reformave, mbështesin përpjekjen për ti kthyer në disponnibël shtetin e munguar për vite të tëra, të drejtat dhe detyrimet në raport me ligjin, me pronën, të ardhurat e tyre, aksesin në shërbime publike, luftën ndaj inforamlitetit shkatërrues, mundësinë për t’i ushtruar të gjitha të drejtat që u jep ligji në kuadër të një sistemi gjyqësor të paanshëm”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?