Rama refuzoi të paguajë mediat, Ҫipa: Jam i sigurtë, do të reflektojë!

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka refuzuar sot të fusë në paketën e ndihmës median, ndërsa i ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksandër Ҫipa ka thënë se kryeministri do ta kthejë këtë vendim të tij.

Unë jam i sigurtë që në ditët e ardhshme do të rritet presioni, sepse as më pak e as më shumë, kryeministri do të imitojë sjelljet e qeverive në vendet fqinje, kryeministri do të bëjë një gjë të duhur.

Hila: A është ky një moment që Rama të marrë superxhiro në autoritarizmin e tij?

Ҫipa: Nuk e përjashtoj këtë mundësi, ndonëse Shqipëria ka një rrethanë dhe kuptohet për shkak të jo një distance të madhe kohore të një regjimi komunist, të gjitha simptomat që shfaqen tek një lider, do të ishin të rrezikshme dhe me pasoja të rënda, kështu që nuk dua ta hiperbolizoi këtë gjë. Por kjo gjë po krijon shqetësime tek elitat botërore, pikërisht diferenca që po krijon demokracia dhe nevoja që ka shoqëria për të ruajtur vlerat e demokracisë. Në vendin tonë nuk dua ta besoj do të kemi një shqetësim si të Turqisë së Erdoganit apo Hungarisë, së Obran, ndonëse rrethanat që ka krijuar kjo pandemi, bashkëshoqërohet me një krizë të shtresëzuar, dhe shumëdimensionale, dhe ende nuk e dimë kur do të mbarojë kjo krizë, dhe kjo gjë e bën të dyshimtë të ardhmen sjelljet dhe veprimet institucionale.

Hila: A keni menduar një plan B, kundër refuzimit të kryeministrit?

Ҫipa: Jemi duke studiuar një strategji, po lobojmë me komisionet parlamentare që mund të ofrojnë nismat ligjore,  kemi filluar komunikimet. Po këtë javë ne do u drejtohemi autoriteteve më të mëdha në vend, për të imituar modelet e vendeve të rajonit për gazetarët. Ne nuk do të sjellim një praktikë enkas për neve, por do të marrim një model të rajonit. Unë kam bindjen që reflektimin e kemi të pashmangshëm. Mjekët, policët, gazetarët janë tre kategori që preken drejtpërdrejtë dhe po sakrifikojnë në këto ditë.

SHKARKO APP