Rama refuzon propozimet e kreut të PD: Plani i Bashës qenka me keq se korona
Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar duke ironizuar propozimet e PD-së për qeverinë lidhur me planin ekonomik për të ndihmuar qytetarët, por edhe biznesin për të përballuar gjendjen e krijuar nga koronavirusi. Teksa e cilëson si maskaradë, Rama thotë se me këtë plan i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit duke hedhur poshtë propozimet.
“Ky plani 7×7=42 qenka lule corone! Me këtë i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit dhe t’u hamë fëmijëve gjithçka, më shpejt se sa vetë corona synon t’u marrë frymën më të moshuarve! Hajde plan hajde! Nuk thonë kot vesi del me shpirtin, s’ka coronë që e nxjerr! pffff…ç’maskaradë!” shkruan Rama në Twitter.
Pikat e planit të Bashës që u refuzua nga kreu i qeverisë:
1. Të pezullohen pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-mujore (shlyerja e këtyre pagesave të bëhet me këste 12-mujore në periudhat pasardhëse).
2. Në rast nevoje, kur biznesi shfaq pamundësi financiare, të paguhen nga buxheti i shtetit pagat e punonjësve për një periudhë 2-mujore, sipas kritereve të mirëpërcaktuara për të shmangur abuzimin.
3. Përjashtimin nga tatim fitimi për 6-mujorin e parë të vitit dhe të pezullohet tatim fitimi për pjesën e mbetur të vitit (e cila të paguhet me 4 këste gjatë vitit 2021).
4. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit për të gjithë konsumatorët (familjarë nën minimumin jetik dhe biznese të vogla e të mesme) në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
Gjithashtu, të pezullohet shkëputja e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në rast të mospagesës së detyrimeve për periudhat pararendëse deri në tejkalimin e kësaj gjendje.
5. Të përjashtohen nga kamatvonesat dhe gjobat për një periudhë 3 mujore.
6. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore për një periudhë 3-mujore në zonat (bashkitë) ku virusi Covid-19 është shfaqur.
Sa i përket mbështetjes për shtresat në nevojë ku Bankës Botërore, në Shqipëri janë të paktën 300.000 familje që në kushte normale nuk sigurojnë dot ushqim të mjaftueshëm. Këtyre u shtohen edhe mijëra qytetarë të tjere që si pasojë e tërmetit jetojnë në kushte të vështira, në cadra pra në pamundësi për të siguruar ushqim dhe materiale higjeno-sanitare.
Prandaj për këto shtresa i kemi propozuar këtë paketë mbështetëse qeverisë:
1. Furnizimin me ushqime dhe detergjent te te gjithe familjeve qe jane ne pamundesi ekonomike, duke perfshire qindra familje qe po jetojne ne cadra dhe ne kushte aspak te favorshme si pasoje e termetit.
2. Mundësi per të furnizuar me ushqime të moshuarit që jetojnë vetëm dhe janë më të rrezikuarit nëse dalin në rrugë.
https://arkiva.kohajone.com/situata-basha-rames-merr-masa-urgjente-per-biznesin/