Rama replikën me fansat në FB: Ata që komentojnë negativisht, s’kanë paguar dritat

Ndryshimi i çmimit të dritave është shoqëruar me replika mes Kryeministri Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike. Por nuk ka qenë vetëm opozita ajo që ka bërë komente negative. Edhe në adresat kryeministrit në rrjete sociale ka pasur komente që kanë kritikuar vendimin për rritjen e çmimit. Në një postim kryeministri Rama u është përgjigjur komentuesve on-line.

Reagimi i plotë i Ramës

“Siç duket shume nga llogaritaret qe komentojne ketu, ose nuk e kane paguar ndonjehere vete energjine ose, te me falin, po e kane vjedhur! Ose pastaj thjesht flasin kot duke harxhuar leket e Internetit per te vrare kohen… Sepse çmimi i energjise ka qene 7.7 vetem per fashen 300KW, e cila u vendos medemek per te mbrojtur te varferit.

Po çfare ndodhi? U futen pas fashes edhe vjedhesit e energjise dhe fasha mbrojtese e te varferve u kthye ne mburoje e hajduterise. Duke hequr fashen çmimi behet i njejte per te gjithe konsumatoret dhe ata qe duhen mbrojtur nga heqja e fashes, qeveria i mbron me pagese te drejteperdrejte ne pagen e pensionit, te invalidit apo te familjes ne ndihme ekonomike. Te tjeret do te paguajne mbi bazen e çmimit mesatar, i cili ne janar behet 9.5 per te gjithe konsumatoret familjare nga 9.9 deri 10.3 qe varion sot – pra çmimi mesatar ulet jo rritet! Kjo eshte aritmetika e thjeshte e çmimit te energjise dhe jo hesapi pa hanxhiun i atyre qe thone "Ishte 7.7 u be 9.5"!

Sepse, e perseris, 7.7 eshte vetem per fashen dhe nuk eshte çmimi i sotem mesatar i energjise per te gjithe! Heqja e fashes dhe vendosja e çmimit mesatar fiks i jep fund vjedhjes masive dhe vendos nje sistem te drejte ku askush nuk mund te shmanget ne kurriz te me te varferve siç ka ndodhur deri sot. Kush nuk eshte pensionist kryefamiljar, invalid apo anetar i nje familjeje me ndihme ekonomike, nuk do te paguaje me shume, po vetem aq sa i takon ne baze te konsumit qe ben.

Te tjerat jane spekullime te turpshme per interesa te uleta politike ose thjesht hesape te gabuara, per faj te te mesuarit keq duke e shpenzuar energjine si mall pa zot!”.

SHKARKO APP